Merkato

Zbulohet arsyeja përse Roger nuk donte të qëndronte te Kukësi, zytarizohet te…

Roger Junior bëhet me skuadër të re. Sulmuesi brazilian i cili shkëlqeu me fanellën e Kastriotit sezonin e kaluar është transferuar zyrtarisht në kampionatin letonez te skuadra e Rigas ku bën pjesë edhe mbrojtësi shqiptar Herdi Prenga. Vetëm pak ditë më parë Roger u largua përfundimisht nga Kukësi për të ndryshuar destinacion pasi prishi kontratën me verilindorët me të cilët mendohet se ishte i lidhur edhe për një vit. Ishte pikërisht Kukësi që e solli në Shqipëri 23-vjeçarin brazilian por në sezonin e tij të vetëm në Shqipëri ai mbajti veshur fanellën e Kastriotit ku luajti si i huazuar dhe shënoi 10 gola në 33 ndeshje të kampionatit shqiptar. Lajmi për kalimin e Roger Junior te Riga u zyrtarizua nga vetë klubi letonez që në sezonin e fundit fitoi titullin kampion dhe do të garojë në turin e parë të Champions League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency