Rashford snobon ofertat, firmos me United deri në vitin 2023
Marcus Rashford do ta vazhdojë karrierën te Manchester United. Pavarsisht se kishte marrë shumë oferta, sulmuesi i talentuar i kombëtares angleze pranoi propozimin që i bënë drejtuesit e Djajëve të Kuq duke zgjatur marrëveshjen aktuale deri në 30 qershor të vitit 2023 me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Nga kontrata e re Rashford do të përfitojë shifrën marramendëse të 200 mijë paund në javë e cila mund të shkojë deri në 300 mijë paund në javë në varësi të bonuseve të ndryshme. Marcus Rashford është bashkuar me Manchester United që në moshën 7-vjeçare ndërkohë që si profesionist me klubin nga Old Trafford ka zhvilluar në total 170 ndeshje, teksa numëron 45 gola të shënuar dhe 26 asiste.



