Merkato

M.City paguan kluazolën e Rodrit, buzëqesh Guardiola

Një lojtar që afrohet dhe një tjetër që largohet nga Atletico Madrid. Rodrigo ose siç njihet nga të gjithë Rodri nuk do të jetë më një lojtar i Los Colchoneros pasi përfaqësuesit e 23-vjeçarit ditën e sotme janë paraqitur në zyrat e La Ligas për të paguar klauzolën e largimit të mesfushorit nga Atletico që kapte shifrën e 70 milionë euro. Destinacioni i rradhës i Rodrit siç dihej do të jetë Manchester City-t i Pep Guardiolës pasi kanë qenë Citiziens që kanë kaluar në llogarinë e përfaqësueseve të lojtarit shumën e kripur të 70 milionë eurove. Kalimi i Rodrit te kampionët e Anglisë do të zyrtarizohet në ditën e ardhshme dhe 23-vjeçari do të jetë blerja e parë e Pep Guardiolës në këtë merkato.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency