Buffon rikthehet te Juventusi, e enjtja dita e vizitave mjekësore!
Gianluigi Buffon është gati për rikthimin e tij të bujshëm te Juventusi. Pas 1 viti në Paris, portieri 41-vjeçar do të kryejë vizitat mjekësore në J Medical përpara se të firmosë kontratën 1-vjeçare me bardhezinjtë. Buffon do të jetë zëvëndësi i polakut Szczesny në sezonin e ri por një figurë qëndrore në dhomat e zhveshjes për të mbështetur në një farë mënyre dhe ndihmuar trajnerin Maurizio Sarri. Në kontratën e 41-vjeçarit janë përfshirë edhe disa bonuse lidhur me sukseset që mund të arrijë skuadra ndërkohë pas 1 viti Buffon pritet të marrë një rol drejtuesi në klubin bardhezi.



