Europa League

Laçi i transformuar për Europën, ja si pritet ta rreshtojë Starova

Laçi ishte skuadra më e pafat në shortin e Europa League nga ekipet shqiptare, pasi goglat vendosën përballë kurbinasve Hapoel Beer Shevan. Në letër është një malore për bardhezinjtë, pasi izraelitët janë një kockë e fortë dhe të gjithë të apasionuarit e futbollit mund të kujtojnë me lehtësi vite më parë atë fitore të Hapoelit në “San Siro” ndaj interit. Megjithatë, situatat janë ndryshe, pavarësisht se buxheti i izraelitëve mbetet tepër i lartë.

Te Laçi kanë nisur prej kohësh përgatitjen për këtë sfidë dyshe, me idenë për të përmbushur misionin e pamundur 2, pas atij suksesi që arritën vitin e shkuar ndaj Anorthosis Famagustas. Skuadra ka ndryshuar krahasuar me sezonin e kaluar, edhe pse baza mbetet e njëjtë, me trajnerin Sulejman Starova që tashmë e njeh më mirë grupin e futbollistëve.

Duke qenë se nisen si sfidues, edhe strategjia e përzgjedhur është ajo e një skuadre në pritje, me Laçin që mund të hyjë në fushën e lojës me 3 qendërmbrojtës, duke treguar qartë se qëllimi është evitimi i pësimit të ndonjë goli në fushën tënde.

Aleksandër Ignjatovic pritet të jetë e reja në qendër të mbrojtjes, ndërkohë nga krahët pritet të ketë hapësira për Deliun dhe Domgjonin, duke ulur në stol veteranët Shtubina dhe Sefgjinaj. Kontrolli i mesfushës pritet t’i besohet titullarit të 21-vjeçarëve të Shqipërisë, Julian Shehu, i afruar nga Kastrioti, ndërkohë që një vend pritet të ketë edhe Teko. Nigeriani me pasaportë amerikane Kyrian Nuabueze pritet të udhëheqë sulmin me Redon Xhixhën pas krahëve të tij.

Laci i Europës është transformuar nga ai i kampionatit, kjo për shkak të hyrje-daljeve, por edhe emrit që ka përballë në Europa League, pasi imponon më shumë kujdes.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency