Gurbanov: Partizani mund të na surprizojë, Agolli mungesë e madhe
Ndaj Partizanit, skuadrën e tij e pret një ndeshje shumë e vështirë. E ka të qartë diçka të tillë trajneri i Qarabag, Gurban Gurbanov që në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj të kuqëve të mbajtur në ambientet e stadiumit Selman Stërmasi theksoi se më shumë sesa vapës i trembet Partizanit, që sipas trajnerit të Qarabag ka bërë shumë ndryshime dhe mund t’i surprizojë jo pak azerët të mërkurën.
NDESHJA – E dimë që do luajmë ndaj një ekipi të vështirë si Partizani, duke parë që edhe vjet patëm një ndeshje të vështirë ndaj një ekipi shqiptar si Kukësi. Do jetë ndeshje e fortë, edhe tifozët janë plot me energji, si vjet me Kukësin.
FAVORITE? – Nuk e ndjejmë veten favoritë ndaj Partizanit, jemi në nivele të larta siç është Champions League. Këtu janë ekipe të barabarta.
PËR FITORE QË NDESHJEN E PARË? – Sigurisht që do donim të fitonim, por edhe një barazim do ishte mirë për ne. Edhe nëse mbajmë portën pa pësuar, do na bënte mirë.
KU NDRYSHON PARTIZANI NGA KUKËSI VJET? – Nuk mund të jap një përgjigje të saktë, sepse Partizanin nuk e kam parë akoma në një ndeshje direkt. Do jap përshtypjet pas ndeshjes së parë.
KUJT I DRUHENI, TEMPERATURAVE APO PARTIZANIT? – Sigurisht që është shumë vapë, por nesër na duhet disiplinë dhe ta harrojmë të nxehtin.
PARTIZANI ME SHUMË NDRYSHIME, JU BËN FAVORIT? – Fakti që kanë bërë ndryshime, mund të jetë dhe surprizë për ne.
QARABAGU MË I FORTË APO I DOBËT ME IKJEN E AGOLLIT? – Ansi nuk u largua thjesht nga një ekip, por nga një familje. E ndjejmë shumë mungesën e Ansit, si një pjestar të familjes, jo thjesht si një lojtar.
ELEMINIMI, DO ISHTE DËSHTIM? – Sigurisht që është një humbje për çdo ekip nëse eliminohet në raundin e parë. Edhe nëse humbim, do ecim përpara.



