Merkato

Reali nuk e grumbullon në turneun veror, James më pranë Napolit

James Rodriguez është gjithnjë e më pranë Napolit. Nga Madridi vjen një lajm  shumë i rëndësishëm për skuadrën e kaltër dhe për Carlo Ancelottin që pret krahëhapur golashënuesin më të mirë të Botërorit Brazil 2014 në skuadrën e tij. Reali i Madridit nuk e ka grumbulluar yllin kolumbian për në turneun veror që do të zhvillojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, pasi James nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe është nxjerrë në shitje. Tashmë Napolit i mbetet që të bëjë ofertën e duhur dhe të mposhtë konkurencën e Atletico Madrid që gjithashtu është në ndjekje të kolumbianit, por nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ofertë deri në momentin që do të shesë Griezmann te Barcelona. E vetmja gjë që duhet të bëjë Aurelio De Laurentiis është që të lëvizë sa më shpejtë dhe të bindë Florentino Perezin me ofertën më të mirë, për të vendosur kolumbianin në dispozicion të Ancelottit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency