Rinovon edhe Eni Imami, Tirana prezanton dyshen Torrasa-Cale
Lajmi që qarkullonte prej kohësh në media tashmë ka marrë formë zyrtare. Eni Imami ka rinovuar kontratën me Tiranën dhe do të jetë pjesë e bardhebluve edhe për sezonin 2019-2020. Mbrojtësi 26-vjeçar i cili bindi drejtuesit e Tiranës me paraqitjet e tij në sezonin e kaluar do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën bardheblu dhe pritet të jetë një nga titullarët e trajnerit Ardian Mema në repartin e mbrojtjes. Ndërkohë këtë të mërkurë, Tirana ka prezantuar zyrtarisht në ambientet e stadiumit Selman Stërmasi edhe dy nga blerjet më të bujshme të kësaj merkatoje, sulmuesit anësorë Agustin Torrasa dhe Elton Cale.










