Propozimi i papritur i bukuroshes Sanz për Dani Alves
Joana Sanz feston në Instagram përvjetorin e martesës me Dani Alves. Modelja e njohur nuk i është ndarë partnerit të saj edhe në Copa America, ku 36-vjeçari u shpall më i miri i turneut. Pasi festuan në Brazil plot entuziazëm arritjet e mbrojtësit të “Seleçaos”, Joana i bën një propozim romantik: “Gjeta tek ti shpirtin binjak, do të martohem me ty çdo ditë. Te të shkojmë në Ibiza dhe të martohemi sërish!”





