Lajme

Alban Dragusha emërohet ndihmëstrajner te Drita

Drita e Gjilanit krahas përforcimeve me lojtarë cilësor gjatë këtij afati kalimtar, i ka kushtuar rëndësi edhe stafit të trajnerëve. “Intelektualët” kanë arritur marrëveshjen me Alban Dragushën, që konsiderohet një emër i rëndësishëm në futbollin kosovar edhe më gjerë.

Dragusha  i është bashkuar ekipit që nga dita e parë me besimin se do të japë kontributin e tij në realizimin e synimeve të Dritës.

Para se të nënshkruante me Dritën, Alban Dragusha ka punuar si trajner te ekipi i KEK-ut dhe Ramiz Sadiku, ndërsa krahas shumë klubeve nëpër të cilat ka bërë karrierë si futbollist në Kosovë, Shqipëri, Suedi ai ka veshur edhe fanellën e Dritës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency