Interi zyrtarizon Barellan, firmosi për 5 vjet
Nicolo Barella është lojtar i Interit. Pas vizitave mjekësore palët hodhën firmën në kontratë, ndërsa klubi zikaltër e zyrtarizoi në faqen e tij.
“Nicolò Barella është zyrtarisht lojtari i ri i Interit. Futbollisti italian vjen nga Cagliari në formë huazimi, por me detyrimin që këtë huazim të përkohshëm ta kthejë në blerje përfundimtare. Barella ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.”



