Serie A

Cristiano përfundon pushimet, çfarë entuziazmi mes tifozëve bardhezi (pamjet)

“Cristiano is back”. Kështu e lajmëron Juventusi rikthimin e Cristiano Ronaldos në J Medical. Që nga 10 gushti i një viti më parë, kur CR7 u zyrtarizua si blerja e madhe e bardhezinjve, emocionet vijojnë të jenë të mëdha për klubin dhe tifozë. Fansat e “Zonjës së Vjetër” si gjithmonë në delir për lojtarin më të mirë të skuadrës e pse jo edhe në botë.

Në orën 09:00, Cristiano zbarkoi në qendrën mjekësore të Juventusit për të kryer vizitat para se të nisë stërvitjen për sezonin e ri. Ai i prit me duartrokitje nga tifozët e pranishëm dhe bashkë me Matuidinë do t’i bashkohet grupit që e ka nisur fazën që të mërkurën e kaluar.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency