Merkato

Manchester City përfiton 10 milionë paundë nga shitja e mesfushorit

Manchester City dhe Evertoni janë pranë një akordi për transferimin e Fabian Delph në “Goodison Park”. Sipas mediave angleze, “Qytetarët” do të përfitojnë rreth 10 milionë paundë nga shitja e mesfushorit, të cilit i përfundon kontrata verën e vitit të ardhshëm.

Fabian Delph ka qenë një lojtar i rëndësishëm për skemat e Guardiolas, i cili e ka përdorur mesfushorin edhe si mbrojtës të krahut të majtë, për shkak të problemeve në atë repart. Por me mbërritjen e Rodrigo Hernandezit nga Atletico Madridi në mesfushë dhe me riblerjen e Angelinos si mbrojtës i krahut të majtë, hapësirat për Delph në “Etihad” do të ishin të kufizuara në maksimum.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency