West Hami gjen te Eintracht Frankfurti pasuesin e Arnautovic
West Hami është shumë pranë një marrëveshjeje me Eintracht Frankfurtin për sulmuesin Sebastien Haller. Francezi mund të transferohet në Angli për 36 milionë paundëve, ndërkohë që për të është gati një kontratë katërvjeçare.
Klubi nga Londra dëshiron patjetër një sulmues dhe pasi humbi garën për të arritur të Maxi Gomez i Celta Vigos, ka kthyer vëmendjen nga 25-vjecari, i cili bëri një sezon të shkëlqyer me gjermanët. Haller shihet edhe si zëvendësuesi ideal i Marko Arnautovic, i transferuar pak ditë më parë te skuadra kineze Shanghai SIPG.



