Serie A

Atalanta përgatitet për Champions, nënshkruan me mesfushorin ukrainas

Atalanta hyri në histori duke fituar të drejtën për të garuar në grupet e Ligës së Kampionëve dhe po përgatitet për t’u përfaqësuar denjësisht në këtë kompeticion, pasi ka zgjedhur të luajë edhe në një impiant mitik si “San Siro”.

Klubi zikaltër ka bërë një tjetër goditje në merkato ditën e sotme, pasi ka sjellë në dispozicion të trajnerit Gasperini, mesfushorin ukrainas të Genk, Ruslan Malinovskyi. 26-vjeçari luan prej vitit 2015 në kampionatin belg dhe dy sezonet e fundit ka qenë protagonist në fushë, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Për kartonin e Malinovskyit, Atalanta do të paguajë 13.5 milionë euro në arkat e klubit belg, ndërsa mesfushori pritet të shtojë konkurrencën dhe cilësinë në skuadrën e Atalantës, që më herët është përforcuar edhe me Luis Muriel.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency