Merkato

Perin drejt largimit nga Juve, e kërkon klubi portugez

Aventura e Mattia Perin te Juventus duket se do të zgjasë vetëm një sezon. Portieri, i transferuar vitin e kaluar nga Genoa, nuk ka gjetur hapësirë te bardhezinjtë dhe rikthimi i Buffon në Torino, i pakëson shanset që ai të luajë.

Për këtë arsye drejtuesit bardhezinj po mundohen të gjejnë një sistemim për 26-vjeçarin. Skuadra më e interesuar për gardianin është Benfica, që e do në huazim, ndërkohë që Juventus kërkon të fusë në marrëveshje detyrimin e blerjes sezonin e ardhshëm për 15 milionë euro.

Palët duken pranë një akordi dhe ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për kalimin e portierit në Portugali

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency