Merkato

Bologna “ngre stekën”, kërkon të afrojë një kampion Europe

Pasi konfirmoi Mihajloviç në stol, përtej problemeve shëndetësore të serbit, skuadra e Bolognës është përqendruar tashmë në merkato dhe ka ndërmend të krijojë një ekip që të luftojë për diçka më tepër se mbijetesa.

Kuqeblutë do të tentojnë arritjen e kupave të Europës dhe kjo duket me Mihajloviçin në stol e Sabatinin si drejtues, ndërsa në organikë po tentohet të afrohet edhe ish sulmuesi i Liverpoolit kampion Europe, Daniel Sturridge.

Anglezi 29-vjeçar nuk bënte pjesë në planet e Jurgen Klopp dhe u largua në fund të sezonit si lojtar i lirë, duke qenë se i përfundoi kontrata, ndërsa tani po kërkon një ekip ku të tentojë ringritjen, pas dëmtimeve të vazhdueshme.

Problemi i vetëm për momentin mbetet paga e lartë e Sturridge, që përfitonte rreth 4 milionë euro te “The Reds” dhe vështirë se do të pranonte transferimin në Itali, për shifra shumë më të ulëta.

Megjithatë drejtuesit e Bolognës e kanë seriozisht dhe mund të kënaqin pretendimet ekonomike të anglezit, për a sjellë në “Dall’Ara” dhe për të çuar një sinjal të qartë se kuqeblutë kanë pretendime aspak modeste për këtë sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency