Premier League

Evertoni zyrtarizon blerjen e mesfushorit të City-t

Fabian Delph mbyll zyrtarisht aventurën me kampionët e Manchester City-t për të nisur një të re po në Premier League me fanellën e Evertonit. Mesfushori 29-vjeçar, i cili asnjëherë nuk ishte zgjedhje e parë për Guardiolën, firmosi për 3 sezone me ekipin e ri, ndërsa u bashkua menjëherë në Zvicër për fazën përgatitore.

9.5 milionë euro arkëtoi Manchester City për kartonin e Delph ndërsa 1.7 milionë euro do të jenë bonuse, në bazë të numrit të ndeshjeve që do të luajë titullar.

Me ardhjen e Delph, Everton kompleton repartin e mesfushës, ndërsa tani fokusi do të jetë në sulm dhe në përforcimin e mbrojtjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency