Partizani mbërrin në Baku me optimizëm për kualifikimin (pamjet)
Skuadra e Partizanit ka mbërritur në Azerbajxhan për ndeshjen e kthimit të raundit të parë eliminator të Champions League. Kampionët e Shqipërisë u nisën nga aeroporti i Rinasit në orën e para të mëngjesit e tashmë është akomoduar në kryeqytetin Baku. Gjatë pasditesh do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore para takimit me Qarabagun, që do të luhet të mërkurën, në orën 19:00, në “Dalga Arena”. Ndeshja do të gjykohet nga kryesori rumun Muntean.



