Merkato

Man. United këmbëngul për Bruno Fernandez, ofron 55 milionë euro

Manchester United kërkon të afrojë në “Old Trafford” mesfushorin e Sportingut të Lisbonës, Bruno Fernandez dhe ka prezantuar sot edhe një ofertë zyrtare në drejtim të klubit portugez.

Plot 55 milionë euro kanë ofruar “djajtë e kuq”, për të vënë në dispozicion të trajnerit Solskjaer, mesfushorin 25-vjeçar, që luan prej dy sezonesh te Sportingu.

Bruno Fernandez është rritur në Itali, ku ka qenë pjesë e Novarës, Udineses dhe Sampdorias, ndërsa verën e 2017-ës iu bashkua Sportingut, ku në 66 ndeshje, ka shënuar 31 gola.

Prej vitit 2017, Fernandez është edhe pjesë e kombëtares portugeze, ku ka luajtur 13 ndeshje dhe ka arritur të shënojë edhe një gol.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency