Serie A

Zyrtare, Matthijs de Ligt i Juventusit deri në vitin 2024, ja shifrat që “dogjën” Barçën

Matthijs de Ligt është zyrtarisht futbollist i Juventusit. Klubi bardhezi, nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka zbuluar të gjitha detajet e kontratës me qendërmbrojtësin holandez, i cili konsiderohet një goditje e madhe për fazën mbrojtëse të skuadrës së drejtuar tashmë nga Maurizo Sarri.

“Juventus Football Club S.p.A. komunikon se ka arritur marrëveshjen me Ajaxin për mblerjen e paraqitjeve sportive të futbollistit Matthijs de Ligt për 75 milionë euro, shumë që do të shlyhet në 5 këste, plus 10.5 milionë euro komision (shkon për menanxherin Mino Raiola). Kontrata është 5-vjeçare, pra deri më 30 qershor 2024.”

Mësohet se paga e lojtarit (7.5 milionë në vit) mund të shkojë me bonuset deri 12 milionë euro në sezon. Në marrëveshje ka një klauzolë largimi prej 150 milionë eurosh, por që është e vlefshme deri në përfundim të sezonit të dytë, pra deri në verë të vitit 2021.

De Ligt u bë protagonist absolut me “harkëtarët” në Eredivisie e veçanërisht në Champions League, duke u kualifikuar deri në gjysmëfinale. Mjeshtëria teknike, dominimi fizik, vizioni i lojës, menaxhimi dhe interpretimi i dinamikës mbrojtëse, aftësia për të shënuar, sidomos me kokë, e bëjnë Matthijs një mbrojtës modern, një lojtar i cili edhe pse ka pak kohë që është shfaqur në futbollin profesionist, ka bërë që të flitet shumë për të.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency