Roma zyrtarizon blerjen e Jordan Veretout
Zrytarizohet blerja e Jordan Veretout nga Roma. 26-vjeçari francez, i cili sezonin e fundit ka mbrojtur ngjyrat e Fiorentinës, gjatë paradites kaloi testet mjekësore, për të firmosur më pas kontratën që do ta mbajë të lidhur me klubin verdhekuq për 5 sezonet e ardhshme, pra deri në qershor të vitit 2024.
Marrëveshja parashikon që Roma të paguajë 1 milionë euro për huazimin për një vit, me detyrim blerjen e futbollistit në fund të sezonit për 16 milionë euro.
“Jam shumë i lumtur që do të luaj me një klub të madh si Roma. Do të kem fatin ta ndaj këtë përvojë me lojtarë të mëdhenj”.
Veretout ishte objektiv kryesor edhe i Milanit, por Roma u tregua më konkrete në bisedime, duke bindur si futbollistin ashtu edhe klubin vjollcë për shumën e transferimit.



