Junior e “tradhtoi” Vllazninë për kampionatin sllovak
Braziliani Junior nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm. Edhe pse në klubin shkodran shpresonin shumë ta mbanin 25-vjeçarin, e ardhmja e tij do të jetë në Sllovaki. Mësohet se ai ka firmosur me ekipin FC Vion Zlate Moravce, që merr pjesë në Superligën e këtij vendi.
Drejtuesit shkodranë, në fakt, kanë qenë prej kohësh në kontakte me lojtarin dhe i kanë ofruar rinovim, madje edhe dëshira e Junior ka qenë për të vazhduar në Shkodër, pasi ishte ambientuar në këtë qytet, por oferta e sllovakëve duket se e ka bindur për të bërë një zgjedhje tjetër. Në këtë mënyrë kuqebluve do t’u duhet të kërkojnë për një sulmuesi tjetër dhe me shumë mundësi ai do të vijë përsëri nga Brazili.



