Lajme

Gregorio Paltrinieri, medalje e artë dhe rekord europian në Botëror

Sukses i jashtëzakonshëm i italianit Gregorio Paltrinieri në Botërorin e notit që po zhvillohet në Gwangju të Koresë së Jugut. Notari i të kaltërve fitoi medaljen e artë në 800 metra stil i lirë, arritje të cilën nuk e kishte shijuar kurrë në botëror.

Italiani dominoi gjatë pjesës së dytë të garës, të cilën e mbylli me kohën 7 minuta, 39 sekonda e 27 të qindat, që edhe rekord europian. Medalja e argjendtë shkoi për norvegjezin Christiansen, ndërsa e bronzta për francezin Aubry.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency