Trajneri i Sheriffit: E kemi detyrim kualifikmin, Latifi…
Trajneri i Sherif Tiraspolit, Zoran Zekiç, në konferencën për shtyp pata ndeshjes me Partizanin e pranoi se në skuadrën e tij ka patur ndryshime të mëdha, që janë reflektuar edhe në paraqitjet në Europë.
“E kam ndjekur Partizanin në 2 përballjet ndaj Karabakut. E di që ka ndryshuar stilin e lojës me trajnerin e ri që ka ardhur. Luan shumë mirë në mbrojtje. Njoh Solomonin sepse ka luajtur në Kroaci. Për 2 ndeshje kemi ndryshuar shumë lojtarë. Kemi vetëm 20-30 ditë që luajmë bashkë. Ndonjëherë dhe unë nuk e di çfarë pres nga ekipi tim.
Liridon Latifi: Nëse Latifi luan siç ka luajtur me Skënderbeun 2 vite më parë do të jetë super për ne. E kam parë duke luajtur 3 vite më parë në kampionatin shqiptar. Pati shumë probleme tek Akademia Pushkash, sepse nuk luajti shumë. Ai ka kohë, por unë nuk kam kohë.
Eliminimi i mundshëm nga Partizani: Shpresoj që kjo nuk do të ndodhë. E di që problem mund të jetë edhe koha. Mund të jetë nxehtë. Dimë që edhe tifozët këtu janë të zjarrtë. Sa i përket rezultatit, nuk mund të them asnjë gjë. Shpresoj që ekipi im të luajë futboll. E di që do të ketë shumë presion edhe pas ndeshjes. Kualifikimi është një detyrim për ne. E dimë që luajmë kundër një trajneri që është italian dhe ka shumë taktikë në lojën e tij. Të dyja ndeshjet janë të rëndësishme.



