Futboll

Neymar sërish jashtë, nuk grumbullohet për ndeshjen ndaj Interit

Braziliani Neymar iu bashkua Paris Saint Germain në stërvitje në Azi, ku kampionët e Francës janë angazhuar në International Champions Cup, por për të parë sulmuesin në fushë me fanellën e “princave”, duket se do të jetë e vështirë.

Kjo pasi klubi francez ka njoftuar nëpërmjet një deklarate se Neymar nuk do të jetë pjesë e grupit të lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Koresë së Jugut, për t’u përballur me Interin mbrëmjen e të shtunës.

Braziliani do të qëndrojë në Shenzhen bashkë me mbrojtësin Kimpembe, ndërsa zyrtarisht thuhet se Neymar vuan nga një dëmtim dhe nuk është në formën më të mirë, por në të vërtetë shkak i mungesës së tij është merkatoja.

Neymar ka kërkuar zyrtarisht largimin nga kryeqyteti francez pas vetëm dy sezonesh dhe drejtuesit e PSG-së janë gati t’i plotësojnë dëshirën, por deri tani asnjë prej skuadrave nuk është shfaqur e gatshme të paguajë për kartonin e brazilianit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency