Futboll

Mali i Zi me trajner të ri, zgjedh një boshnjak për stolin

Përfaqësuesja malazeze e futbollit ka tashmë trajnerin e saj të ri, që do të jetë boshnjaku Faruk Haxhibegiç. Lajmin e ka dhënë vetë Federata Malazeze e Futbollit, duke shtuar se Haxhibegiç ka firmosur deri në fund të eliminatoreve të Euro 2020-ës.

Faruk Haxhibegiç merr kështu vendin e mbetur bosh pas shkarkimit të serbit Ljubisa Tumbakoviç, pasi ky i fundit vendosi të braktisë ndeshjen mes Malit të Zi dhe Kosovës, në muajin qershor në Podgoricë, për shkak të presionit nga komuniteti serb.

62-vjeçari Haxhibegiç ka një CV mjaft të pasur, pasi në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Real Betis, Socheaux, Dijon, e shumë ekipe të tjera franceze, turke e serbe, ndërsa për një vit ka qenë edhe trajner i kombëtares së Bosnjës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency