Merkato

Sampdoria dhe Boca Juniors planifikojnë një shkëmbim huazimesh

Sampdoria dhe Boca Juniors po punojnë për të realizuar një shkëmbim mjaft interesant futbollistësh gjatë merkatos së kësaj vere.

Kështu klubi italian ka ofruar fantazistin uruguaian Gaston Ramirez në huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa kërkon të marrë në këmbim sulmuesin 23-vjeçar Cristian Pavon, gjithashtu në huazim me të drejtë blerjeje.

Pavon është pjesë e kombëtares argjentinase dhe ndiqet me interes nga disa skuadra europiane, por Sampi kërkon të përfitojë dhe ta sjellë në “Marassi”, sulmuesin anësor.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency