Kategoria Superiore

Bylis godet në merkato, transferon mesfushorin e rritur te Qarabag

Klubi i Bylisit vijon punën për t’u përforcuar në prag të startit të Kategorisë Superiore, teksa mbrëmjen e sotme ka prezantuar afrimin e një futbollisti nga Azerbajxhani.

Bëhet fjalë për mesfushorin 22-vjeçar Eltun Turabov, i cili është rritur në skuadrat e moshave të Qarabagut, klub me të cilin ka luajtur vetëm një takim për t’u huazuar më pas po në kampionatin azer.

Turabov iu bashkua skuadrës së Sabah në janar të 2018-ës dhe deri në fund të këtij sezoni, luajti 21 takime me të, shumicën e të cilave si titullar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency