Bakaj protagonist absolut, Shakhtar Soligorsk prek kualifikimin
Elis Bakaj ishte protagonist absolut me Shakhtar Soligorsk në raundin dytë e eliminator të Europa Leagues, aty ku skuadra e tij fitoi në shifrat 2-0 kundër danezëve të Esbjergut, falë rrjetës së sulmuesit shqiptar, që gjithashtu asistoi edhe në golin e dytë.
32-vjeçari në minutën e pestë ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke u dhënë avantazhin të tijve. Gjatë gjithë pjesës së parë Bakaj ishte tepër aktiv me skuadrën e tij, teksa në mënyrë të vazhdueshme tentoi golin e dytë personal ndaj danezëve.
Sidoqoftë, edhe pse nuk arriti vetë ta bënte një gjë të tillë, Bakaj u kujdes që të shërbente për shokët e ekipit, pasi në minutën e 55-të një pasim i tij për Ribiak, bëri të mundur që Soligorsk të dyfishonte shifrat.
Një fitore shumë e rëndësishme për ekipin ku aktivizohet Elis Bakaj, pasi është thuajse i kualifikuar për në raundin tjetër të Europa Leuagues, teksa 32-vjeçari vazhdon të tregojë një formë të mirë fizike ndërsa për ky ishte goli i parë për këtë sezon në arenën europiane.



