Merkato

Jo vetëm Roma për Suson, klubi spanjoll ofron 35 milionë euro

Një tjetër pretendente futet në garë për kartonin e Susos. Sipas raportimeve të medieve spanjolle, pas Romës edhe Sevillas është vënë në gjurmët e sulmuesit të Milanit.

Futbollisti pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i spanjollëve, Monchi, por problem mbetet shuma e kartonit të lojtarit.

Kuqezinjtë për ta lënë të lirë futbollistin kërkojnë të paktën 40 milionë euro, ndërsa klubi nga andaluz është gati të paguajë maksimumi deri në 35 milionë euro për 25-vjeçarin.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency