Lajme

Kosova pjesëmarrëse në “Tokyo 2020”, vjen ftesa nga IOC

Në “Tokyo 2020” do të jetë edhe Kosova. Lajmin e dha Komiteti Olimpik i Kosovës, që ka pranuar ftesën e Komitetit Olimpik ndërkombëtar në lojërat olimpike të pas një viti.

“Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka pranuar ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokyo 2020”.

Kujtojmë se në Rio 2016, ekipi ynë Olimpik debutoi me medaljen e arit të fituar nga kampionia dhe heroina jonë, Majlinda Kelmendi.”

Kosova në këto lojëra olimpike pritet që të përfaqësohet më shumë sportistë në disa disiplina sportive. Sportistët e Kosovës do të marrin pjesë për herë të dytë në garat më kulminante botërore, të cilat mbahen çdo katër vjet.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency