Lajme

Gerhard Progni përfundon në Kosovë tek ekipi i Mezanit

Ende pa u zyrtarizuar “divorci” me Teutën, Gerhard Progni bëhet me skuadër të re. Futbollisti 32-vjeçar ka firmuar mos Gjilanin, skuadër që drejtohet nga Gentian Mezani.

Në njoftimin e klubit nga IPKO Superliga e Kosovës tregohet në detaje CV-ja e futbollistit, ndërsa prezantimi do të bëhet pasi skuadra të mbyllë përgatitjet në Mavrovë.

Njoftimi i Gjilanit:

“Gerhard Progni i lindur më 6 Nëntor të vitit 1986, luan disa pozicione në fushë, por më së shumti ai njihet në pozicionin e mesfushorit të krahut të djathtë. Këmba e tij e preferuar është e djathta.

I lindur në Tropojë, Progni hapat e parë si futbollist i mori tek akademia e Partizanit, pastaj depërtoi në skuadrën e parë prej ekipeve zinxhir të skuadrës nga Tirana.

Progni paraqitjet e tij i vijoi në shumë skuadra të ndryshme në Shqipëri: Skënderbeu, Flamurtari, Kukësit etj. Gerhard Progni e ka zhvilluar karrierën edhe jashtë Shqipërisë, në Superligën e Azerbajxhanit te FC Zira, ekip tek i cili ishte paraqitur 17 herë dhe kishte realizuar 2 gola në kampionatin e Azerbajxhanit.

Mesfushori i krahut në skuadrën e Gjilanit vjen nga ekipi durrsak i Teutës, ku prej një viti ai ishte pjesë e formacionit bazë. Ai luajti edhe në dy ndeshjet e skuadrës së Teutës kundër Ventspilis në kualifikimet e Europa Ligës.

Futbollisti më i ri i Gjilanit, Gerhard Progni, ka qenë pjesë e rëndësishme e Shpresave të Shqipërisë, me të cilët ka 10 paraqitje, duke realizuar edhe dy gola në fanellën e kuqezinjve…”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency