Formula 1

Leclerc bën ligjin në Gjermani, dominon provat e lira

Charles Leclerc ishte piloti më i shpejtë në përfundim të dy sesioneve të provave të lira të Çmimit të Madh të Gjermanisë, ndaelsa e 11-të sezonale në Botërorin e Formula 1. Piloti francez “fluturoi” me Ferrarin e tij duke regjistruar kohën më të shpejtë 1 minutë 13 sekonda e 449 të mijtat. Në superformë u shfaq edhe Ferrari tjetër i Sebastian Vettel që regjistroi një kohë të shpejtë vetëm 124 të mijtat më të ngadaltë se ajo e Leclerc duke u pozicionuar në vendin e 2-të. Koha e tretë më e mirë i takoi liderit të klasifikimit të përgjithshëm Leëis Hamilton i ndjekur nga Valteri Bottas që u rendit i 4-ti por me plot gjysmë sekondi më i ngadaltë se shoku i skuadrës. Max Verstappen, Romain Grosjean, Lance Stroll dhe Kimi Raikkonen kompletuan 10-shen e parë në sesionin e dytë të provave të lira në pistën e Hockenheim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency