Serie A

Kean drejt Anglisë, Juventusi vendosë ta shesë

Moise Kean është gjithnjë e më pranë Evertonit për këtë janë të sigurtë edhe bookmakers-at të cilët e kuotojnë kalimin e talentit italian në Goodison Park me koeficientin 1,5. Pas Patrick Cutrones një tjetër sulmues i talentuar është gati të lërë Italinë për Anglinë.

Kean i cili shkëlqeu me bardhezinjtë në fundin e sezonit të kaluar, por në të njëjtën kohë ishte një nga protagonistët negativë të kombëtares italiane në Europianin e 21-vjeçarëve, në orët e ardhshme me përjashtim të ndonjë surprize të mundshme do të transferohet te Evertoni për shumën e 40 milionë eurove.

Në marrëveshjen me klubin nga Liverpooli për Kean, Juventusi dëshiron të përfshijë të drejtën e riblerjes por anglezët nuk e pranojnë diçka të tillë, megjithatë akordi pothuajse është arritur me Juven që do të regjistrojë një plusvalencë të madhe pasi lojtari ka dalë nga akademia bardhezi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency