Merkato

2 afrime te Milani, Leao dhe Duarte vishen kuqezi

Një përforcim në mbrojtje dhe një në sulm për Milanin. Mungon vetëm zyrtarizimi për Rafael Leaon dhe Leo Duarten të cilët i kanë thënë po kuqezinjëve. Mbrojtësi brazilian i blerë për 11 milionë euro plus bonuset nga Flamengo do të mbrrijë në orët e ardhshme në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratë.

Duarte mund të prezantohet përpara mediave të mërkurën, ndërkohë të martën pritet të mbrrijë në Milano edhe sulmuesi i talentuar portugez Rafael Leao i cili fillimisht do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore. Për të blerë 20-vjeçarin nga Lille, Milani ka shpenzuar 30 milionë euro. Pak nga pak Milani i ri Marko Giampaolos po merr formë dhe pritet të jetë gati dhe i kompletuar për fillimin e sezonit të ri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency