Zyrtare, Artur Magani ndërron sërish skuadër, por jo kampionat
Artur Magani ndërron sërish skuadër por jo kampionat. Pas Lirisë dhe Feronikelit, djali i trajnerit Gugash Magani tashmë do të mbajë veshur ngjyrat e Ballkanit po në Ipko Superligën e Kosovës. Edhe pse u shpall kampion me skuadrën nga Drenasi, Artur Magani ka vendosur të largohet nga Feronikeli dhe këtë të hënë ka zyrtarizuar kalimin e tij te Ballkani siç komunikon dhe vetë klubi në faqen zyrtare në Facebook. Me skuadrën nga Suhareka Artur Magani ka firmosur kontratë 1-vjeçare.



