Premier League

Zyrtare, Saint-Maximin firmos me klubin e njohur anglez

Milani “humb” një tjetër futbollist, që pëlqehej shumë nga drejtuesit kuqezi për të përforcuar mesfushën. Bëhet fjalë për francezin Allan Saint-Maximin të Nice (i kërkuar edhe gjatë verës së kaluar nga “Djalli”), i cili është transferuar në Premier League.

22-vjeçari është bërë pjesë e Newcastle, skuadër me të cilën ka firmosur kontratë 6-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2025. Edhe pse luan në repartin e ndërmjetëm, Saint-Maximin shquhet për nuhatjen para portës. Gjatë dy sezoneve të fundit me Nice ka arritur të shënojë 9 gola në Ligue 1.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency