Formula 1

Triumfon strategjia e Mercedesit, Hamilton i pari në Hungari

Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1, pas një parakalimi vendimtar ndaj Max Verstappen 4 xhiro nga fundit i garës. Strategjia e Mercedesit rezultoi perfekte, pasi me me 1 pit-stop më shumë u dhuroi suksesin britanikut para holandezit të Red Bullit, që kishte fituar “pole-position” e parë në karrierë.

Një paraqitje për t’u harruar e Ferrarit, që arriti të ngjiste në podium vetëm Sebastian Vettelit Leclerc me vendin e tretë, ndërsa Leclerc e kaloi vijën e finishit pas pilotit gjerman. Dy njëvendëshet “kokëkuqe” nuk ishin në asnjë moment në garë për suksesin, madje përfituan në filli nga starti i tmerrshëm i Valtteri Botas.

Carlos Sainz me McLarenin e tij e u rendit i pesti, para Red Bullit të Pierre Gasly. Vendi i shtatë për Kimi Raikkonen mbi Alfa Romeo, më pas Valtteri Bottas, që arriti të rikuperonte disa vende, Lando Norris (McLaren) dhe Alexander Albon (Toro Rosso).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency