Lajme

E kërkonte Kukësi, por Leonit Abazi firmos me Prishtinën

Leonit Abazi “lë thatë” Kukësin dhe firmos me Prishtinën në IPKO Superligën e Kosovës. Pas bisedave të gjata është arritur akordi trevjeçar mes klubit kryeqytetas dhe anësorit 26-vjeçar. Lojtari i lindur në Gjilan, futbollistë i krahut të majtë, 174 cm i gjatë, ish-futbollisti i Dritës, në korrik të vitit 2013 kishte kaluar te Skënderbeun. Skuadër me të cilën kishte fituar gjithçka çfarë mund të fitohet duke luajtur edhe në grupet e Europa League-s.

123 ndeshje të zhvilluara me Skënderbeun (88 në kampionat, 8 në Europa League 26 për Kupë, 6 ndeshje në kualifikimet e Championsit dhe 5 në Superkupë) duke shënuar 6 gola (4 kampionat, 2 Kupë) dhe 4 asistime.

“Vendosa për Prishtinën, sepse është klubi më i madh në Kosovë, klubi me më shumë trofe dhe klub me ekip me ambicie shumë të mëdha. Kjo ishte arsyeja më e madhe e kësaj zgjedhjeje. Sigurisht që pres titullin kampion me Prishtinën, aty ku e ka vendin klubi dhe sa më lart të ecim në Europë.

E njoh ekipin e Prishtinës, e kam përcjellë edhe sa isha në Shqipëri, sikurse edhe kryetrajnerin Josa, të cilin e kam pasur trajner edhe te Skënderbeu. Është trajner me përvojë dhe kam respekt të madh për të”, – u shpreh Leonit Abazi

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency