Laçi gjen pasuesin e Selmanit, vjen një gjigant moldav
Një gjigand nga Moldavia për portën e Laçit. Klubi kurbinas ka gjetur pasuesin e ish-kapitenit Gentjan Selmani i cili do ta vazhdojë karrierën në Turqi. Laçi ka afruar në skuadër një njohje të vjetër të kampionatit shqiptar portierin moldav Dimitri Stazhilla 204 centimetra të gjatë. 28-vjeçari i cili në karrierën e tij ka patur edhe një eksperiencë të shkurtër te Kukësi, ka firmosur për 2 sezone me Laçin. Në sezonin e fundit ai u aktivizua në ligën e dytë të Arabisë Saudite me skuadrën e Al-Mojzel ndërsa në karrierë ka luajtur edhe për skuadra të njohura si Sheriffi i Tiraspolit në Moldavi e Kuban Krasnodar në Rusi. Së bashku me Edmir Salin ai do të luftojë për një vend titullari në portën e kurbinasve.



