Zyrtare, Stivi Frashëri largohet nga Kukësi
Ajo që pritej, tashmë është bërë zyrtare. Kukësi informon se ka përfunduar marrëveshja mes portierit Stivi Frashëri dhe klubit verilindor. 28-vjeçari korçar, i cili ka mbrojtur portën e nënkampionëve në 62 ndeshje në të gjitha kompeticionet, gjatë dy sezoneve të fundit arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë.
Klubi i Kukësit e falënderon Stivi Frashërin për kontributin e dhënë dhe i uron njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.
Kujtojmë që në mes të qershorit Kukësi firmosi me ish-portierin e Kamzës, Ilir Avdyli, që me sa duket është afruar për të qenë portier i parë te verilindorët. Kjo e ka shtyrë Frashërin të kërkojë një destinacion të ti, për të qenë protagonist me rolin e titullarit.



