Merkato

Valencia hidhet në sulm për mbrojtësin e Alaves

Valencia është në negociata të avancuara për të nënshkruar me mbrojtësin e Alaves, Victor Laguardia. Largimet e Rubén Vezos, Jeison Murillos dhe Jorge Saenz kanë detyruar drejtuesit e klubit galician që të futen në merkato për të afruar një lojtar për repartin e tërhequr.

Për momentin, trajneri Marcelino ka në dispozicion vetëm 3 mbrojtës qendre si Ezequiel Garay, Gabriel Paulista apo Mouctar Diakhaby, por me një sezon të gjatë përpara dhe me pjesëmarrjen në Champions League, sigurisht që një grup i kompeltuar është tepër i nevojshëm.

30-vjeçari Laguardia shihet si zgjidhja më e mirë për momentin, por problem mbetet klazuola e tij prej 40 ilionë eurosh. Për momentin, Valencia duket se është gati të negociojë për një shifër prej 10 milionë eurosh.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency