Futboll

Ibrahimovic, kundër rrymës: Sistemi i MLS-së me fazën play off, një m…

Slatan Ibrahimovic mbetet unik. Jo vetëm për “magjitë” në fushën e blertë, por edhe për qëndrimet e tij, shpesh kundër rrymës. Në një prononcim pas një seancë stërvitore të Los Angeles Galaxy, 37-vjeçari sulmoi hapur sistemin e MLS-së, ku pas sezonit të rregullt, luhet faza play off.

“Unë mendoj se ky është sistem m… Si mund të fitosh mentalitetin e duhur, nëse duhet të arrish vetëm në “play off” dhe pastaj t’ia nisësh nga zero? Thjesht duhet të fitosh “play-off”-in dhe kjo është ajo që duhet. Rezultatet në çdo ndeshje janë të rëndësishme, por këtu, nëse renditesh në vendin e shtatë, merr pjesë në “play-off” dhe e fiton atë, pra je kampion.”

Gjiganti suedez arsyeton se sistemi aktual i MLS-së nuk e bën futbollistin të jetë i karikuar dhe me mentalitetin e duhur çdo ditë.

“Për mua, mentaliteti është çdo ditë, mënyra se si stërvitesh, se si luan në ndeshje. Me këtë sistem të MLS, si mund të krijosh atë mentalitet për të qenë i karikuar orë? Është shumë e vështirë”.

Ibrahimovic arritur të shënojë 16 gola në 18 ndeshje për LA Galaxy gjatë këtij sezozni, ndërsa të kaluarin, që ishte i pari në
Shtetet e Bashkuara, e mbylli me 22 gola në 27 ndeshje.

https://twitter.com/i/status/1159628853230223360

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency