Kategoria Superiore

Valdet Rama te Kukësi? Shtohen kuotat

Valdet Rama mund të jetë përforcimi kryesor i Kukësit. Mesfushori, i cili u afrua te blutë në muajin janar, duke shfaqur gjithçka të bukur që talenti i tij disponon në ato ndeshje ku dëmtimet nuk e penguan, është prioriteti numër 1 i klubit verilindor. Drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, prej 10 ditësh ndodhet në Gjermani për ta bindur 31-vjeçarin të nënshkruajë kontratën e re me Kukësin dhe, me sa duket, po ia arrin qëllimit, duke punuar më shumë si një psikolog sesa si një drejtues klubi.

Tashmë shanset për ta riparë Valdet Ramën me fanellën blu janë rritur ndjeshëm, ende nuk mund të thuhet që jemi një hap larg zyrtarizimit, por mundësia është reale që ish-futbollisti i Kombëtares të përqafojë sërish projektin e Kukësit.

Nëse rikthimi i anësorin konkretizohet me sukses, a do të konsiderohej e mbyllur merkato për blutë? Absolutisht jo, kjo dritare e shit-blerjeve zyrtarisht do të mbyllet më datë 31 gusht dhe drejtuesit kanë në plan edhe dy goditje të tjera për të plotësuar në maksimum grupin e lojtarëve në dispozicion të trajnerit Shpëtim Duro.

Aktualisht fituesit e edicionit të fundit të Kupës së Shqipërisë kanë qenë ndër më aktivët në merkato, ku janë afruar 10 futbollistë dhe janë larguar 12 të tjerë. Kukësi do të zbresë në fushë më 18 gusht, kur do të sfidojë Partizanin në Superkupën e Shqipërisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency