Dortmundi kualifikohet edhe në Kupë, falë dyshes Reus-Alcacer
Pas suksesit në Superkupën e Gjermanisë, Borussia e Dortmundit ka marrë një tjetër fitore të thjeshtë këtë herë në Kupën e Gjermanisë, duke u kualifikuar në raundin e dytë dhe duke i bërë nisjen më të mirë të mundshme këtij sezoni. Falë dy yjeve të skuadrës kapitenit Marco Reus dhe sulmuesit Paco Alcacer, verdhezinjtë fituan 0-2 në transfertën ndaj skuadrës së kategorisë së tretë Uerdingen duke prerë biletën për më tej. Të dy golat e Dortmundit u realizuan në pjesën e dytë fillimisht nga Reus dhe më pas nga Alcacer. Në ruandin e dytë u kualifikuan edhe Borussia Moenchengladbach dhe Nurnberg që fituan respektivisht me rezultatin e njëjtë 0-1 ndaj Sandhausen dhe Ingolstadt.



