Serie A

Juventusi huazon Luca Pellegrinin

Luca Pellegrini, i transferuar pak javë më parë nga Roma, si pjesë e operacionit që çoi Spinazzolan te verdhekuqtë, nuk do të qëndrojë te Juventus. Mbrojtësi i majtë do të transferohet në një tjetër ekip në formë huazimi në mënyrë që të ketë mundësi për të luajtur më tepër. Ish-lojtari i Romës me shumë mundësi do të rikthehet te Cagliari, ku sezonin e kaluar luajti i huazuar duke bërë paraqitje vërtet të mira. Për mbrojtësin interesohen edhe klube të tjera në Serie A, por vetë ai preferon të rikthehet në Sardenjë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency