Merkato

De Paul synohet nga Fiorentina, argjentinasi gati të vishet vjollcë

Rodrigo De Paul është një nga lojtarët që vitin e kaluar spikati te Udinese, duke ndihmuar bardhezinjtë që të siguronin mbijetesën në një sezon tepër të vështirë për ta. Për sulmuesin, pjesë e kombëtares argjentinase në Kupën e Amerikës, shpesh herë është folur për një largim nga Friuli, por deri tani drejtuesit i kanë rezistuar ofertave në drejtim të tij. Pas Inter, Milanit dhe Napolit një tjetër skuadër që interesohet për De Paul është edhe Fiorentina. Klubi vjollcë pritet të bëjë një ofertë për sulmuesin, në mënyrë që të bindë drejtuesit e Udineses që të heqin dorë prej një nga lojtarëve më të mirë të skuadrës.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency