Roma kërkon Sanchez në huazim, por Solskjaer nuk e lëshon më!
Roma është në kërkim të një sulmuesi, në mënyrë që të zëvëndësojë Edin Dzekon që duket gjithnjë e më pranë Interit. Duke parë vështirësitë për të arritur te Mariano Diaz i Real Madrid, drejtuesit verdhekuq kanë hedhur vështirimin nga Premier League, ku pëlqehet Alexis Sanchez. Sulmuesi i Manchester United pati një sezon të shkuar tepër të vështirë në “Old Trafford”, duke u folur shpesh për largimin e tij. Italianët kërkojnë huazimin e kilianit, por me merkaton në hyrje tashmë të mbyllur në Angli, vështirë se “Djajtë” do të pranonin largimin e Sanchez, duke marrë parasysh që Solskjaer do të mbetej vetëm me Rashford, Martial apo Lingard në sulm, pas largimit të Lukakut drejt Interit.



