Kategoria Superiore

Presidenti i Ligës: Përderisa janë shortuar, klubet janë “ok”

Pyetje që ngrihet me të drejtë pas hedhjes së shortit për kalendarin e Superiores është: A i kanë plotësuar të gjitha klubet kriteret e licencimit? Presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, siguroi se përderisa të gjitha skuadrat janë përfshirë në short, do të thotë se janë në rregull me kushtet që duhet të plotësojnë?

Licencimet e klubeve: Përderisa janë në short do të thotë që komisioni i licencimit ka bërë punën e vet dhe ka konstatuar që janë konform kërkesave për të marrë pjesë në Superiore.

Falja e borxheve: E kanë kërkuar, por nuk është kompetenca jonë. Nuk bëhet fjalë thjesht për falje borxhesh, por ndoshta bëhet fjalë për falje kamatvonesash dhe penalitetesh. Falja e borxheve është proces që kalon në kompetencat e Ministrisë së Financave dhe qeverisë, që gjykojnë përtej kërkesave që kanë klubet. Unë do të thoja se më e pranueshme do të ishte zerimi i penaliteteve dhe gjobave që klubet kanë për detyrimet e tyre.

Funksionimi i Ligës: Jemi duke pritur vendimin e qeverisë për ligjin për sportin. Zoti Rama premtoi se në shtator ky ligj do të diskutohet, ndërkohë do të përgatitemi që ekipet të jenë gati për të mundësuar thithjen e fondeve. Duhet formalizim, duhet organizim më i mirë i klubeve, sepse thjesht ligji për sportet, ndryshimet që do të bëhen do të kenë kritere, do të kenë procedura dhe jo kushdo mund t’i plotësojë. Ne po përgatitemi që të jemi gati për thithjen e fondeve për Ligën, përfshirë këtu edhe emrin e Ligës, po mendojmë shitjen e emrit të Ligës”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency